Zyrtare: Gattuso vazhdon me Napolin

Futboll

Zyrtare: Gattuso vazhdon me Napolin

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 22:04
Gennaro Gattuso

Sot është duke u luajtur ndeshja ndërmjet AS Roma dhe Young Boys në kuadër të xhiros së pestë të Europa League.

Para ndeshjes, Drejtori Sportiv i Napolit, Cristiano Giuntoli, pranoi se Gennaro Gattuso, trajneri i Napolit ka rinovuar kontratën me klubin, poashtu edhe Lorenzo Insingne ‘Duhet të ngrejë moralin e ekipit’ duke shpjeguar karakterin e Insignes.

‘E di se avokatët kanë kontaktuar, kemi arritur marrëveshje dhe është nënshkruar gjatë kësaj jave’, tha Giuntoli për ‘SkySportsItalia’ për kontratën e Gattusos.

‘Insigne ndjen më së shumti përgjegjësi në ekip, ngritjet dhe rëniet më shumë se të tjerët’, tha ai.

‘Rino ka thënë se ai është një nga lojtarët më të mirë në Itali, ai duhet të ketë karakterin që të ngrejë moralin e ekipit në të mirë e në të keq’, përfundoi Giuntoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat