Kapitenit Fadil Vokrri po i bashkohet shoku e bashkëlojtari në botën tjetër, ja 6 emrat tjerë!  

Futboll

Kapitenit Fadil Vokrri po i bashkohet shoku e bashkëlojtari në botën tjetër, ja 6 emrat tjerë!  

Nga: Kemajl Goca Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 14:27
Shefqet Sinani

Kapitenit Fadil Vokrri po i bashkohet edhe një shok i ngushtë! Një shok që kishte shumë muhabet siç thonë në popullin tonë! Edhe Shefqet Sinani po i bashkohet në botën tjetër kapitenit Fadil Vokrri! Emra të mëdhenj të futbollit që dridhni një ish Jugosllavi! Vokrri, Sinani, Muriqi, Shala, Cana etj. 

Shefqet Sinani në moshën 65-vjeçare iku për botën tjetër, por po shkon të Fadili! Legjenda te legjenda, prapë së bashku! 

Kosova sot është në zi, edhe qielli është vrenjtur dhe nuk e përballon dot ikjen e shpejt të Sinanit!   

Image

Faton Domi dhe Favzi Rama

Gjeneratë që e ka bërë krenar tërë kombin shqiptar, nuk kishte më lezet se kur e gjunjëzuan Cërvena Zvezdën në Beograd me 3:1 me 16 tetor të vitit 1983, pastaj me 2:1 në Prishtinë, me 1 dhjetor të vitit 1985.

Prishtina pesë vite (1983-1988) në Ligën e Parë të ish Jugosllavisë, stadiumi 35-40 mijë shikues, ushtonte sikur një raketë! Gjenerata e Sinanit me Prishtinën e mposhtën edhe Hajdukun e Splitit me 1:0, Dinamon e Zagrebit me 3:2, 2:0 në Prishtinë, 2:1 në Zagreb etj.

Shtatë futbollistë të asaj kohe, të gjeneratës së artë të Prishtinës që nuk janë më në jetë. 
Në vitin 1987 pikërisht me 22 nëntor tronditet Kosova, në një aksident komunikacioni në Zllakuçan, humbën jetën dy emra të mëdhenj të futbollit, Faton Domi dhe Favzi Rama. 

Me 23 dhjetor të vitit 2006, në moshën 54-vjeçare vdes maqedoni Petre Gruevski, i cili mbrojti ngjyrat e Prishtinës në periudhën 1983-1984. 

Image

Petre Gruevski

Në vitin 2009, vdes serbi Goran Pupovac dhe në moshë të re, 43 vjeç!  Babai i Goranit, Nebojsha, me 3 shtator të vitit 1990, u solidarizua me shqiptarët, u fut në grevë duke e kundërshtuar ashpër regjimin e kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviq.  Pupovac ka qenë pjesë e Prishtinës në periudhën 1984-1989!

Image

Goran Popuvac

Me 14 korrik të vitit 2015, në moshën 61-vjeçare vdiq boshnjaku Ismet Haxhiq, që ishte pjesë e Prishtinës në periudhën 1986-1987.

Image

Ismet Haxhiq

Me 9 qershor të vitit 2018, Kosovën dhe shqiptarinë e goditi rëndë vdekja e papritur e legjendës, Fadil Vokrri, atëkohë kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës. Kapiteni Vokrri ka luajtur në Prishtinë nga viti 1980 deri në vitin 1986.

Image

Fadil Vokrri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat