Lila dështon nga penalltia, Prishtina baras me Feronikelin  

Futboll

Lila dështon nga penalltia, Prishtina baras me Feronikelin  

Nga: K.Goca Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 14:54
Lila dështon nga penalltia, Prishtina baras me Feronikelin  

Prishtina dhe Feronikeli nga Drenasi ndajnë pikët, duke luajtur baras (0:0) në kuadër të javës së 16-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Para fillimit të ndeshjes u mbajt një minutë heshtje në nderim të legjendës së futbollit Shefqet Sinani, që sot ka ndërruar jetë. Në fushë është vënë edhe foto e Shefqet Sinani, në nderim të figurës së tij.

Prishtina ka pasur mundësi të fitojë tre pikë por Lila nuk u tregua i saktë nga penalltia. 

Në minutën e 13-të, penallti për Prishtinën, pasi që Endrit Krasniqi ndalet në zonë. 

Futbollisti Sabien Lila merr përgjegjësinë, godet nga penalltia por topi qëllon në këmbë portierin Ilir Avdyli, shpëton porta e Feronikelit. Lojë e mirë deri në fund, bardhekaltrit me gjithë orvatjet nuk arritën që të shënojnë fitore kundër Feronikelit.

Prishtina mban vendin e tretë me 25 pikë, ndërsa Feronikeli është i pesti me 20 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat