Gjithçka e qartë rreth stadiumit të Napolit

Futboll

Gjithçka e qartë rreth stadiumit të Napolit

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 17:23
Gjithçka e qartë rreth stadiumit të Napolit

Kur kanë kaluar rreth 10 ditë nga koha kur legjenda e futbollit Diego Armando Maradona mbylli sytë përfundimisht, Napoli ka vendosur të përjetësojë emrin dhe kujtimin e tij, në stadiumin e qytetit.

Një propozim i bërë që mbrëmjen e 25 nëntorit nga presidenti i klubit të Napolit Aurelio De Laurentiis dhe kryetari i bashkisë Luigi de Magistrit, u pranua zyrtarisht vetëm sot nga këshilli komunal, që votoi unanimisht për t’i dhënë emrin stadiumit “Diego Armando Maradona”.

Kështu që prej ditës së sotme, stadiumi i Napolit nuk do të quhet më “San Paolo”, por “Diego Armando Maradona” në nderim të kujtimit të legjendës argjentinase, që shkroi historinë me klubin napolitan.

Ndeshja e parë që do të luhet në stadiumin me emrin “Diego Armando Maradona” do të luhet më 10 dhjetor, kur Napoli do të presë Real Sociedad në sfidën e fundit në grupet e Europa Leagues, ku vendasit do të kërkojnë kualifikimin.

Diego Armando Maradona veshi fanellën e Napolit në periudhën 1984-1991 dhe arriti të fitojë di tituj kampionë, një Kupë UEFA, një Superkupë Europiane dhe një Superkupë italiane, ndërsa me largimin e tij, klubi nuk ka arritur të shkojë më te titulli.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat