Klopp mirëpret rikthimin e tifozëve në tribuna

Futboll

Klopp mirëpret rikthimin e tifozëve në tribuna

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 21:44
Jurgen Klopp

Të dielën Liverpool do të ndeshet me Wolverhampton Wanderers në kuadër të xhiros së 11-të të Premierligës.

Duke folur në konferencën për shtyp, menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ndaloi të flasë edhe për vendimin e Qeverisë Britanike që të rikthehen tifozët nëpër tribuna, por me numër të limituar, ku vetëm 2 mijë tifozë lejohen për ndeshje.

‘Shpresoj që të jetë eksperiencë e mirë për ne, të them të drejtën 2 mijë tifozë mund të ndikojnë ndeshjen, kam luajtur shumë ndeshje me 2 mijë tifozë dhe nëse janë të inatosur mund të krijojnë atmosferë të keqe’, tha gjermani.

‘Kur shkoni në Anfield, nuk ka rëndësi numri sa jeni, rëndësi ka ndikimi që mund të kenë, dhe shpresoj që me 2 mijë tifozë ata do të ndikojnë atmosferën e ndeshjes. Ata (tifozët) duhet të jenë të lumtur dhe të mos mendojnë negativisht, ata duhet të jenë të lumtur që janë në stadium dhe unë jam i lumtur që ata janë në stadium’, përfundoi Klopp.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat