Solskjaer drejt shkarkimit, ja trajneri gati për ta zëvendësuar

Futboll

Solskjaer drejt shkarkimit, ja trajneri gati për ta zëvendësuar

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 12:45
Solskjaer drejt shkarkimit, ja trajneri gati për ta zëvendësuar

Pozicioni i Ole Gunnar Solskjaer në krye të Manchester United është gjithnjë në rrezik, duke pasur parasysh rezultatet e fundit (vendi i 9-të në Premier League dhe kualifikimi për fazat e eliminimit të Ligës së Kampionëve në dyshim).

Trajneri i lindur në Norvegji, sipas “Bild” është afër shkarkimit deri në pikën që menaxhmenti i “Djajve të Kuq” ka gjetur tashmë një zëvendësues: gjermanin Thomas Tuchel, trajneri aktual i PSG.

Përveç kësaj, rreth “Old Trafford” ka zëra edhe për përforcime të tjera.

Sipas “Manchester Evening News”, emri i nxehtë mbetet ai i francezit Ousmane Dembelé, sulmuesit të Barcelonës. Agjentët e lojtarit tashmë janë kontaktuar për të kuptuar nëse ka vend për negociata të mundshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat