Trepça 89 – Gjilani, publikohen formacionet zyrtare

Futboll

Trepça 89 – Gjilani, publikohen formacionet zyrtare

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 12:46
Trepça 89 – Gjilani, publikohen formacionet zyrtare

Java e 16-të në Superligën e Kosovës në futboll nis dje me takimin mes Prishtinës dhe Feronikelit që përfundoi pa gola në kryeqytet.

Gjatë ditës së sotme (e shtunë), zhvillohen dy takime shumë interesante.

Vëmendja kryesore do të jetë në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, ku Trepça 89 është nikoqire e Gjilanit, ekip ky i cili luan sfidën e parë që nga largimi i trajnerit Gentian Mezani.

Ndërkohë, janë publikuar edhe formacionet zyrtare.

Trepça ’89 – Gjilani

Formacionet zyrtare:

Trepça ’89: Prince/ Berisha, Mashau, Kaçar, Nimani, Arb. Muja, Darwish, Shala, Ard.Muja, Jashari, Sie Bismark.

Gjilani: Koliçi/ Frashëri, Rapa, Kastrati, Veliu, Ferreira, Musolli, Kqiku, Hajdari, Progni, Nikaç.

Në takimin tjetër i cili zhvillohet në Kastriot, ndeshen ekipet e mesit të tabelës, Arbëria dhe Drenica.

Drenicakët kanë një pikë më tepër se lipjanasit, andaj mbetet të shihet nëse të njëjtën epërsi do ta shtojnë apo jo.

Të dy takimet nisin nga ora 13:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat