Trepça '89 shënon fitore të madhe, Gjilani në krizë të thellë

Futboll

Trepça '89 shënon fitore të madhe, Gjilani në krizë të thellë

Nga: K.Goca Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 14:56
Trepça

Skuadra e futbollit Gjilani është në krizë të thellë të rezultateve, në tri takimet e fundit ka po aq humbje dhe mbetet gjithnjë e më larg  kreut të tabelës në Superligën e Kosovës.

Trepça ’89 nga Mitrovica ka shënuar fitore të madhe me rezultat 2:0 ndaj Gjilanit, në kuadër të javës së 16-të.

Në minutën e 21-të, Arbnor Muja shënon nga penalltia, ndërsa në atë 77-tën, futbollisti Bismark Sie i jep qetësi ’89, duke realizuar për 2:0.

Në minutën e 82-të, kundërsulm i mitrovicasve, Rilind Nimani me një lëvizje mashtruese arrin që të mposht portierin Koliç, 3:0.

Kryetrajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi, ka ndërtuar një ekip shumë të mirë, duke arritur rezultat mjaft të mira. Gjilani mban vendin e katërt me 23 pikë, ka tre më shumë se Trepça ’89 që gjendet tri pozita më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat