Manchester City fiton tre pikë të mëdha, i afrohet kreut

Futboll

Manchester City fiton tre pikë të mëdha, i afrohet kreut

Nga: K.G. Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 17:50
Sterling

Skuadra e Manchester Cityt fiton tre pikë të mëdha në luftë për kreun e tabelës në Premier League në futboll.
City ngadhënjen me rezultat 2:0 kundër Fulhamit, në takimin e javës së 11-të. 

Në minutën e 5-të, Sterling del i vetmuar dhe ka shënuar me mjeshtri në këndin e poshtëm të djathtë. 

Në minutën e 26-të, De Bruyne nga penalltia vulos fitoren me rezultat 2:0. 

Manchester City ngrihet në vend të katërt me 18 pikë, ndërsa Fulham zë pozitën e 17-të me 7 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat