Mata: Futbollistët po vetëdijesohen për problemet sociale

Futboll

Mata: Futbollistët po vetëdijesohen për problemet sociale

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 10:06
Juan Mata

Futbollisti i Manchester United, Juan Mata, beson se futbolli po hyn në një epokë të re të vetëdijes sociale pas suksesit të Marcus Rashford që pati në kampanjën e tij, e cila siguroi ushqim për fëmijët në nevojë.

Spanjolli beson se epidemia e COVID-19 ka ngritur fokusin në padrejtësitë sociale dhe i ka bërë yjet e futbollit të përdorin ndikimin e tyre për të mirë.

“Mendoj se jemi në një situatë ku futbollistët po kuptojnë ndikimin e tyre dhe pozitën e privilegjuar të tyre, dhe e di se mund të ndihmojmë në mënyre efikase zgjidhjen e problemeve”, tha 32 vjeçari.

“Kemi vlerat e njëjta, e rëndësishme është të motivohemi nga këto aktivitete, dhe kështu të bëjmë ndryshim”, tha ai.

Mata kishte themeluar në vitin 2017 një fondacion “Qëllimi i përbashkët” i cili kërkonte nga lojtarët e futbollit të dhuronin 1% të rrogës së tyre për qëllime bamirësie.

“Ai (Rashford) ka bërë punë të mahnitshme duke ushqyer fëmijët në nevojë, është djalosh fantastik”, tha mesfushori.

“Nuk mendoj të ketë një mënyrë më të mirë për t’u lidhur në botë, dhe sigurisht futbolli është sporti më i madh në botë. 2021 do të jetë një vit sfidues për sportin, ne duhet të ndihmojmë sa më shumë që ta kalojmë këtë pandemi”, përfundoi Juan Mata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat