Lukaku thotë se është në mesin e pesë sulmuesve më të mirë në botë

Futboll

Lukaku thotë se është në mesin e pesë sulmuesve më të mirë në botë

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 16:45
Romelu Lukaku

Romelu Lukaku beson se është në mesin e pesë sulmueseve më të mirë në botë aktualisht.

Sulmuesi belg që kur kaloi nga Manchester United te Interi, ka arritur të rikthehet në formë e tij më të lartë.

Në një intervistë për France Football, Lukaku e ka pranuar se Antonio Conte e ka ndihmuar që të rikthehet në formë, derisa aktualisht është në mesin e pesë sulmueseve më të mirë në botë.

“E pranoj se me kalimin te Interi dhe duke luajtur në urdhrat e një trajneri si Antonio (Conte), jamë përmirësuar dukshëm”, ka thënë ai.

“Trajneri ma ka ndihmuar shumë se si të jem më efektiv para portës, dhe jam përmirësuar në aspektin taktikë dhe mënyrën e mbajtjes dhe lëvizjes me top”.

“Mund të them hapur se jam aktualisht në mesin e top pesë sulmuesve më të mirë në botë. Statistikat së paku e thonë këtë”, ka shtuar më tej Lukaku.

Belgu ka arritur të ndihmojë shumë Interi që nga ardhja e tij edhe pse skuadra ende ka nevojë për përmirësime dhe të luftojë më pas për trofe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat