Tre nga rivalët e grupit nuk e kanë njohur Kosovën si shtet, mësoni nëse ndeshjet luhen në Prishtinë

Futboll

Tre nga rivalët e grupit nuk e kanë njohur Kosovën si shtet, mësoni nëse ndeshjet luhen në Prishtinë

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 21:26
Kosova

Kosova është pozicionuar në Grupin B për kualifikimet në Kampionatin Botëror në futboll “Katar 2022”.

“Dardanët” do të kenë përballë hiç më pak se Spanjën, Suedinë, Greqinë, dhe Gjeorgjinë.

Por nga këto vende, vetëm Suedia e njeh Pavarësinë e Kosovës, gjë që nuk mund të thuhet edhe për Spanjën, Greqinë dhe Gjeorgjinë.

Andaj, u ngritën pikëpyetje nëse ndeshjet e kthimit do të luheshin në Kosovë, mirëpo mësohet se të gjitha përballjet do të luhen në Prishtinë sipas agjendës.

Burime brenda FFK-së potencojnë se Kosova do të ndeshet si vendëse me rivalë si Spanja, Greqia, Gjeorgjia dhe takimet nuk do të luhen jashtë vendit.

Kujtojmë se Greqia ishte ndeshur me Kosovën në ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të Ligës së Kombeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat