Tare flet për gjasat e Kosovës

Futboll

Tare flet për gjasat e Kosovës

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 11:04
Tare flet për gjasat e Kosovës

Kosova dhe Shqipëria kanë mësuar oponentët e tyre, me të cilët do të luftojnë për të siguruar vend që mundëson kualifikimin për në Kampionatin Botëror, i cili do të mbahet në “Qatar” në vitin 2022, shkruan Gazetasheshi.com.

Kosova ndodhet në një grup ‘ferri’ së bashku me Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë, ndërkohë Shqipëria do të përballet me Anglinë, Poloninë, Hungarinë, Andorrën dhe San Marinon.

Në një prononcim ekskluziv për Gazetën “Sheshi” ka folur ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Igli Tare, i cili aktualisht ushtron postin e drejtorit sportiv në klubin Italian Lazio.

Tare e sheh si të vështirë daljen e “Dardanëve” nga Grupi B, mirëpo thekson se mund të jetë surpriza e grupit.

“Do të jetë shumë e vështirë, pasi që Kosova përballë vetës do të ketë kundërshtarë shumë të vështirë, mirëpo nëse gjen shpirtin e para dy viteve mund të jetë surpriza e grupit”, ka thënë Tare për “Sheshi”.

Më pas ai ka analizuar dhe grupin e Shqipërisë, derisa thekson se “Shqiponjat” mund të luftojnë për pozitën e dytë.

“Edhe Shqipëria ndodhet në një grup më të vështirë. Mirëpo, unë besoj që do të luftojë për vendin e dytë, i cili realisht është i arritshëm me këta kundërshtarë që ka”, përfundoi Tare.

Sikurse Kosova, po ashtu edhe Shqipëria do të nisin vitin e ardhshëm në tjetër kampanjë kualifikuese me një ‘mision’ tejet të vështirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat