U jepte për të ngrënë 50 familjeve çdo muaj, kush paguan tani?

Futboll

U jepte për të ngrënë 50 familjeve çdo muaj, kush paguan tani?

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 17:32
Maradona

Për sa e trishtë, vdekja e Diego Amrnado Maradona-s do të ketë të bëjë shumë me paratë.

Kryesisht për çështje trashëgimie, që vënë përballë trashëgimtarët e sigurt dhe ata të mundshëm të Diez, gati t’i shpallin luftë njëri-tjetrit për të marrë atë që secili prej tyre pretendon se i takon.

Më pas për dyshimet që rrethojnë atë që mbetet nga pasuria e lënë nga Pibe de Oror, mes atyre që thonë se Diego ka vdekur pothuajse në varfëri dhe ata që flasin për thesare pak a shumë të fshehur. Dhe për para vazhdojnë të flasin në Argjentinë, gjatë emisionit Intrusos në America TV.

50 FAMILJE – I ka takuar prezantuesit Jorge Rial që t’i bëjë llogaritë në xhep Diego-s, duke analizuar shpenzimet mujore të Maradona-s.

“Shpenzonte rreth 10 milionë pesos në muaj, që janë pak a shumë 100 mijë euro. Kjo është ajo që shpenzonte përafërsisht çdo muaj Maradona. Që e thoshte shpesh, ‘u jap për të ngrënë të paktën 50 familjeve’, mes bashkëpunëtorëve dhe vartësve, mes Argjentinës dhe shpenzimeve jashtë vendit”.

Me pak fjalë, një ndërmarrje e vërtetë, me hyrje dhe dalje po aq fikse. Athëreë, çfarë mbetet nga ajo që kishte Diego? “Një pasuri, por një pasuri e pakësuar nga shpenzimet mujore. Gjithashtu, të mirat humbin vlerën dhe paraja vuan nga inflacioni.

KUSH PAGUAN? – Një thesar, por që rrezikon të zhduket. Mbi të gjitha sepse ato 100 mijë euro në muaj ndihmonin shumë persona, që tani, pa Maradona-n, rrezikojnë të mbeten pa gjë.

“Pse janë të rëndësishme këto shifra? Sepse tani duhet kuptuar se çfarë do të ndodhë në vazhdim. Kush do të duhet t’i paguajë ata njerëz? Dikush do të duhet ta paguaj”.

Kështu, trashëgimia e Diez është një patate e nxehtë. Kush do të marrë pjesën më të rëndësishme, me të ardhurat, do të duhet të marr përsipër edhe shumë shpenzime ekstra që do ta pakësojnë pasurinë.

Dhe ka shumë mundësi që, në luftën brenda familjes që parashikojnë në Argjentinë, të gjithë do të duan paratë… dhe askush borxhet!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat