Real Madridi publikon listën e lojtarëve të ftuar për takimin ndaj Gladbachut

Futboll

Real Madridi publikon listën e lojtarëve të ftuar për takimin ndaj Gladbachut

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 18:09
Foto ilustrim

Real Madridi ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Borussia Monchengladbachut në kuadër të rrethit të gjashtë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Los Blancos janë nikoqir të skuadrës gjermane për takimin që luhet të mërkurën e kësaj jave nga ora 21:00, e që duhet të fitojnë patjetër.

Zinediene Zidane në këtë sfidë të vështirë do të jetë pa Eden Hazardin dhe Federico Valferden që janë të lënduar.

Në dilemë për t’u paraqitur janë Dani Carvajal, Mariano Diaz dhe Martin Odeegard, që kishin disa probleme të vogla.

Në anën tjetër, Sergio Ramos është rikthyer dhe do të jetë i gatshëm për këtë sfidë, derisa në listë janë 21 lojtarë që janë ftuar.

Gladbachu është lider i Grupit B me tetë pikë, Shakhtar Donetsku ka shtatë, aq sa edhe Real Madridi, derisa Interi ka pesë.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat