UEFA zyrtarisht nis hetimet, anulohet kartoni i kuq për Pierre Webon

Futboll

UEFA zyrtarisht nis hetimet, anulohet kartoni i kuq për Pierre Webon

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 14:18
UEFA zyrtarisht nis hetimet, anulohet kartoni i kuq për Pierre Webon

UEFA zyrtarisht ka konfirmuar se kanë nisur hetimet për ndodhitë që ndodhen dje në ndeshjen PSG – Basaksehir.

Pas kaosit që u shkaktua dje në “Parkun e Princave”, ndeshja u pezullua shkaku i ofendimit racist që thuhet se u bë nga arbitri i katër kundër Pierre Webo.

Ndeshja që u ndal në minutën e 13′ me vullnetin e dy ekipeve, e vlefshme për xhiron e gjashtë të fazës së grupeve do zhvillohet sonte (e mërkurë).

Ndërkohë, UEFA ka njoftuar se zyrtarisht ka hapur hetim për incidentin, derisa Webo që u përjashtua mbrëmë do jetë në stol në ndeshjen e sotme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat