​Ronaldo brenda në “Camp Nou”, lëshon mesazhin drejtuar tifozëve

Futboll

​Ronaldo brenda në “Camp Nou”, lëshon mesazhin drejtuar tifozëve

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 09:50
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo ka thënë se i mungojnë mbështetësit në stadiume por që deri atëherë shfaqja duhet të vazhdojë.

Sulmuesi i Juventusit shënoi dy gola kundër Barcelonës duke ia siguruar “Zonjës së Vjetër” një fitore 3-0 dhe vendin e parë në Grupin G. të Ligës së Kampionëve.

Ronaldo kurrë më parë nuk kishte shënuar kundër Barcelonës në garën elitare të Evropës.

Ish-ylli i Real Madridit ka postuar në “Twitter” një foto të tij brenda në “Camp Nou” të zbrazët duke thënë se i mungojnë fansat edhe pse shfaqja duhet të vazhdojë.

"Të gjithëve na mungojnë mbështetësit në stadiume dhe shpresojmë se gjërat do të ndryshojnë shumë shpejt ... Por deri atëherë, shfaqja duhet të vazhdojë", shkroi CR7.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat