Griezmann shkëput kontratën milionëshe me sponzorin kinez

Futboll

Griezmann shkëput kontratën milionëshe me sponzorin kinez

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 20:34
Griezmann

Futbollisti francez Antoine Griezmann i dha fund partnershipit me kompaninë telefonike Huawei të enjten.

Lajmin e ka konfirmuar sulmuesi i Barcelonës në profilin e tij në Instagram.

Shkas për shkëputjen e kontratës milionëshe është bërë tendenca e Huaëei për të diskriminuar komunitetin mysliman ‘Ujgur’, rreth një softueri telefonik.

“Pas dyshimeve të forta se kompania Huaëei ka kontribuar në zhvillimin e një ‘alarmi Uighur’ falë softuerit të njohjes së fytyrës, unë ju njoftojë për ndërprerjen e menjëhershme të partneritetit tim me kompaninë” shkruan Griezmann.

Rreth keqtrajtimit të këtij komuniteti, kohëve të fundit kanë reaguar edhe figura të njohura të sportit dhe biznesit. Ndër më të zëshmit ka qenë mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat