Arsenali bindshëm! Ja skuadrat e kualifikuara në Europa League

Futboll

Arsenali bindshëm! Ja skuadrat e kualifikuara në Europa League

Nga: Kemajl Goca Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 20:49
Arsenali bindshëm! Ja skuadrat e kualifikuara në Europa League

Arsenali si mysafirë ka shënuar fitore të thellë me rezultat 4:2 ndaj Dundalk, në kuadër të xhiros së fundit të grupit B të Europa League.

Për Arsenalin shënuan Nketiah (12'), Elneny (18'), Willock  (67'), Balogun  (80')  dhe për Dundalk Flores (22'), Hoare (85').

Futbollisti Shkodran Mustafi u paraqit standard për Arsenalin. Dundalk përfundon i fundit me 0 pikë, ndërsa Arsenali i pari me 18 pikë apo me 6 fitore rresht.  

Skuadrat e kualifikuara në Europa League, janë Roma, Cluy, Arsenali, Molde, Bayer Leverkusen, Slavia Pragë, PSV, Granada, Rangers, Benfica, Napoli, Sociedadi, Leicester City, Braga, Lille, AC Milan, Villareali, Antwerpen, Dinamo nga Zagrebi, Hoffenheim, Cërvena Zvezda!

Ekipet që renditen në vendet e treta në grupet e Champions League garojnë në Europa league, si Manchester Utd, Dynamo Kiev, Club Brugge, Ajaxi, Krasnodar, Salzburg, Olympiakos dhe Shakhtar.

Në orën 21.00 do të luhen edhe takimet tjera dhe do të dihen gjithsej 32 skuadrat e kualifikuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat