Mësohen 32 klubet që kanë kaluar në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Evropës

Futboll

Mësohen 32 klubet që kanë kaluar në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Evropës

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 23:38
Foto Ilustrim

Është mbyllur faza e grupeve në Ligën e Evropës, ku nuk kanë munguar ndeshjet e mëdha, golat dhe spektakli.

Tanimë 32 klube e kanë siguruar kalimin në fazën e eliminimit direkt.

Tetë klube vijnë nga Liga e Kampionëve, pasi në këtë garë në grupet e tyre e kanë zënë vendin e tretë.

24 ekipe tjera e kanë siguruar vendin në këtë fazë, duke zënë dy pozitat e parë në grupet e Ligës së Evropës.

Në këtë garë nuk mungojnë emra të klubeve si Milan, Ajax, Manchester United, Arsenal, Roma, Tottenham, Napoli e PSV.

Shorti do të zhvillohet në Nyon, Zvicër, të hënën më 14 dhjetor.

Ndeshjet e para do të luhen të enjten me 18 shkurt, me ndeshjet e dyta më 25 shkurt.

Ekipet e kualifikuara

AC Milan, Ajax, Antëerp, Arsenal, Benfica, Braga, Club Brugge, Crvena zvezda, Dinamo Zagreb, Dynamo Kyiv, Granada, Hoffenheim, Krasnodar, Leicester City, Leverkusen,  LOSC Lille,  Maccabi Tel-Aviv, Manchester United,  Molde, Napoli, Olympiacos,  PSV Eindhoven,  Rangers,  Real Sociedad, Roma, RB Salzburg,  Shakhtar Donetsk,  Slavia Praga, Tottenham,  Villarreal, Wolfsberg, Young Boys.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat