Dermaku startoi nga fillim, por u largua në pjesën e dytë

Futboll

Dermaku startoi nga fillim, por u largua në pjesën e dytë

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 17:56
Dermaku startoi nga fillim, por u largua në pjesën e dytë

Lecce nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Frosinones në shtëpi ditën e sotme (e premte).

Dy ish-skuadrat e Serisë A ndanë pikët pasi luajtën 2:2 në ballafaqimin e vlefshëm për javën e 11-të në Serie B.

Për skuadrën vendase në fushë ishte edhe futbollisti shqiptar, Kastriot Dermaku.

Ky i fundit u zëvendësua 20 minuta para fundit të takimit, duke ia lënë vendin bashkëlojtarit të tij, Calderonit.

Lecce është në rrugë të mirë për rikthim në elitën e futbollit italian, pasi zë vendin e katërt me 20 pikë, vetëm tri më pak se vendi i parë, aty ku ndodhet Salernitana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat