Ronaldo shënon dy gola nga penalltia, Juve fiton

Futboll

Ronaldo shënon dy gola nga penalltia, Juve fiton

Nga: K.Goca Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 19:55
Ronaldo shënon dy gola nga penalltia, Juve fiton

Juventusi ka shënuar fitore në stadiumin “Stadio Luigi Ferraris”, me rezultat 3:1 ndaj Genoa-s.

Futbollisti Dybala në minutën e 57-të, futet në 16-sh dhe me një lëvizje mjeshtërore godet duke shënuar në këndin e  majtë të poshtëm, 0:1 për Juven.

Në minutën e 61-të, mbrojtja e Juves nuk e mbuloi mirë Sturaron i cili nga afërsia barazon rezultatin, 1:1. 

Në minutën e 77-të, Cristiano Ronaldo i saktë nga penalltia, portieri Perin në të majtë, topi në të djathtë, 1:2.

Në minutën e 88-të, Ronaldo sërish shënon nga penalltia, duke e thelluar fitoren në 1:3. 

Pas javës së 11-të, Juventusi ngritët në vend të katërt me 23 pikë, ndërsa Genoa mban pozitën e 19-të me 6 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat