Kush do ta fitojë çmimin e lojtarit më të mirë në botë për vitin 2020?

Futboll

Kush do ta fitojë çmimin e lojtarit më të mirë në botë për vitin 2020?

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 14:02
Kush do ta fitojë çmimin e lojtarit më të mirë në botë për vitin 2020?

Në vendin e Topit të Artë, një çmim që për herë të parë do të ketë vlerë të madhe do të jetë lojtari më i mirë i vitit 2020 që do të përcaktohet nga FIFA. Në finale kanë mbërritur tre kandidaturat që janë: “Lionel Mesi, Kristiano Ronaldo dhe Robert Levandovski”.

Gjithçka do të mbyllet sonte në mbrëmje, ndërsa Topi i Artë u anulua për shkak të ndodhive me Koronavirusin dhe futbollit që vuri kyçin në stadium për një kohë të gjatë. Por kush do ta fitojë çmimin e lojtarit më të mirë në botë për vitin 2020?

Dimitar Berbatov, një sulmues i njohur dikur për futbollin në Europë ndan të njëjtin mendim ashtu si edhe shumë prej tifozëve. “Unë jam i surprizuar që Ronaldo dhe Mesi kanë mbërritur deri në finale për këtë çmim. Nuk jam i sigurt nëse e meritojnë që të jenë këtu. Gjithsesi, për mua duhet t’i jepet Levandovskit. E meriton dhe asnjë tjetër nuk duhet që ta marrë.

Nëse janë këta tre futbollistë në finale, Levandovski e meriton çmimin. Do të ishte padrejtësi nëse nuk ia jepnin”, tha Berbatov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat