Përveç moslojës, kartoni i kuq Insignes i kushton edhe me para

Futboll

Përveç moslojës, kartoni i kuq Insignes i kushton edhe me para

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 18:02
Futbollisti i Napolit, Lorenzo Insigne

Futbollisti i Napolit, Lorenzo Insigne, është dënuar me një ndeshje moslojë dhe me 10 mijë euro dëmshpërblim.

Këtë e ka bërë të ditur vetë shtëpia numër një e futbollit italian përmes buletinit zyrtar.

Insigne u përjashtua me të kuq në derbin përballë Interit, për ta lënë skuadrën e tij me një futbollist më pak.

Megjithatë u zbulua se Insigne e kishte ofenduar gjyqtarin, ndërsa kishte reaguar edhe Gattuso, duke thënë se vetëm në Itali ndodhë që kapiteni të përjashtohet me të kuq direkt.

29 vjeçari pritet të jetë mungesë e theksuar për ekipin e tij në derbin e fundjavës kundër Lazios në udhëtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat