Trajneri i kombëtares zbret nga froni Messin

Futboll

Trajneri i kombëtares zbret nga froni Messin

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 22:12
Trajneri i kombëtares zbret nga froni Messin

Siç e dini, të enjten në mbrëmje, çmimi i FIFA-s, “The Best”, shkoi për Robert Lewandowski.

Por, siç ndodh shpesh në këto raste, votat e veçanta që zbulohen në orët pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve shkaktojnë sensacion.

Dhe kështu, ndërsa mësojmë se Lionel Messi nuk i ka dhënë asnjë pikë Cristiano Ronaldos, edhe në mesin e tre më të mirëve, gjithashtu zbulojmë se Lionel Scaloni nuk e ka vendosur “Pleshtin” në vendin e pare, në votimin që ka bërë si trajner i Argjentinës.

E pabesueshme, por e vërtetë. Me siguri, kjo do t’i acarojë marrëdhëniet mes trajnerit të Albiceleste dhe yllit të saj. Vërtet e pashpjegueshme si Scaloni nuk ka votuar më të mirin lojtarin e vet, emblemën e futbollit argjentinas.

Ai ka zgjedhur të parin, duke i dhënë 5 pikë, Sadio Mané të Liverpool. Në vendin e dytë, më 3 pikë, ka votuar Messin dhe në të tretin Neymar, me 1 pikë.

Një votë befasuese, si për parapëlqimin e Mané para Messit, ashtu edhe për “rrëzimin” e simbolit të kombëtares që ai vetë drejton si trajner.

Me sa duket, me integritet të madh intelektual, Scaloni donte të votonte duke ndjekur vetëm dhe ekskluzivisht shijen e tij personale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat