Darbo para transferimit në Gjermani!? Shkupi mund të përfitojë para të majme

Futboll

Darbo para transferimit në Gjermani!? Shkupi mund të përfitojë para të majme

Nga: K.Goca Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 13:34
Darbo para transferimit në Gjermani!? Shkupi mund të përfitojë para të majme

Sulmuesi Dembo Darbo, shënuesi më i mirë për stinorin vjeshtor në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut, mund të transferohet në Gjermani. Ai luan për skuadrën shqiptare Shkupi, që lufton për titullin e kampionit.

“Shkupi mund të mbetet për pjesën pranverore të sezonit pa futbollistin e tij më të mirë, gambianin Dembo Darbo, i cili është në shënjestrën e klubeve të shumta evropiane.

Zyrtarët e klubit nga Çairi janë para mundësisë për t’i realizuar një milion euro për transferimin e tij, një nga transferimet më të mëdha në historinë e futbollit maqedonas, duke pa interesimin që ekziston për 22-vjeçarin Dembo Darbo.

Sipas informacionit të fundit, pavarësisht interesimit të madh nga disa klube nga Belgjika dhe Holanda, Darbo është gati të transferohet në Bundesligën gjermane, ku Shkupi ka marrë një ofertë që është e vështirë të refuzohet.

Darbo është golashënuesi më i mirë në kampionatin maqedonas për gjysmën e sezonit vjeshtor, duke shënuar 16 gola nga 18 ndeshje”, shkruan “Ekipa.mk”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat