Costa: Kur jeta më ngreh poshtë, unë gjithmonë ngritem përsëri

Futboll

Costa: Kur jeta më ngreh poshtë, unë gjithmonë ngritem përsëri

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 16:40
Diego Costa

Sulmuesi i Atletico Madrid, Diego Costa, është rikthyer me një gol në fitoren e ekipit të tij ndaj Elche, në kuadër të xhiros së 14-të të La Ligas.

Diego Costa shënoi nga pika e bardhë në minutën e 80′, për t’i dhuruar ekipit të tij fitoren me rezultat 3-1, dhe ai shfrytzoi golin të jap një mesazh për tifozët.

‘Shumë i lumtur që jam kthyer përsëri. I lumtur që jam thirrur, stërvitur, të jem me shokët e ekipit’, tha ai.

‘Jeta më godet por unë gjithmonë ngrihem. Nuk ka qenë e lehtë, pasi kam mbërritur diçka, ndonjë problem më ka ndodhur gjithmonë. Unë kam një familje, disa shokë të ekipit, disa fiziotë që janë gjithmonë me mua’, tha 32 vjeçari.

‘Ka raste kur nuk mund të thuash asgjë, kjo nuk varet nga ti. Nëse ata ju tregojnë se keni gabim ju do të fundoseni më shumë por unë jam me fat dhe i lumtur që jam në një klub të shkëlqyeshëm. Jam me fat që jam këtu, me më të mirët, me mjekët’, tha sulmuesi.

‘Unë duhet ta falënderoj Zotin. Unë luftoj edhe nëse diçka më ndodh, unë do të ngrihem, sepse gjithmonë kam qenë i tillë’, përfundoi Diego Costa.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat