E turpëroi Sanen me zëvendësim, ja si shpjegohet trajneri i Bayernit

Futboll

E turpëroi Sanen me zëvendësim, ja si shpjegohet trajneri i Bayernit

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 11:08
Leroy Sane

Bayern Munich ka fituar me rikthim ndaj Bayer Leverkusen në kuadër të xhiros së 13-të të Bundesligës.

“Bavarezët” fituan me rezultat 2-1, me golat e Robert Lewandowski i cili i siguroi fitoren ekipit të tij në minutën 93′.

Ajo çka la përshtypje ishte zëvendësimi i sulmuesit, Leroy Sane, i cili u fut në lojë në minuën 32′ vetëm për t’u zëvendësuar në minuën 68′.

Kjo bëri që gazetarët të pyetnin trajenrin e Bayern, Hans-Dieter Flick, se mos pati ndonjë mos marrëveshje në mes të tyre.

“Kur ju bëni zëvendësime, ju bazoheni në perfomancë dhe instikt. Nëse shikoni në pjesën e dytë, Muller ishte fantastik edhe Gnabry u përmirësua gjithashtu, prandaj zëvendësova Sane”, tha ai.

“Duhej të reagonim në atë mënyrë sepse skishim zgjidhje tjetër”, tha Flick.

Ai tha se Sane është fantastik, por i duhet ende pak kohë të rikthehet në formën më të mirë.

“Ne jemi të kënaqur me të, por është e rëndësishme që kur të startojë në ndeshje, të japë 100% nga vetja”, tha 55 vjeçari.

“Si disa lojtarë tjerë, ai humbi topin nganjëherë dhe nuk u angazhua ta rifitonte, këto janë arsyet dhe ne kemi folur me të”, përfundoi Flick.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat