Perez është pro Superligës Evropiane

Futboll

Perez është pro Superligës Evropiane

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 11:49
Fiorentino Perez

Presidenti i Real Madrid, Firentino Perez, ka thënë se modeli i Superligës Evropiane do të jetë një sukses për klubet.

Fiorentino Perez mbajti fjalim në Asamblenë e Përgjithshme.

Në pjesën e fundit të fjalës së tij të hapjes së Asamblesë, Perez doli një mbrojtje të idesë së një gare të re, atë të Superligës Evropiane, një që do të ishte më afër modelit NBA dhe që rrit të ardhurat e klubeve kryesore.

“Asgjë nuk do të jetë më e njëjta, pandemia ka ndryshuar gjithçka. Na ka bërë të gjithëve më të cënueshëm. Futbolli ka nevojë për zgjidhje që e bëjnë atë më konkurrues dhe emocionues”, tha ai.

“Klubi ka marrë pjesë në të gjitha risitë dhe i ka mbrojtur këto risi në sportin tonë. Klubi ishte themeluesi i vetëm i FIFA-së në 1904 së bashku me shtatë federata të vendit. Në vitin 1955 L’Equipe dhe Madrid promovuan krijimin e Kupës Evropiane, një moment revolucionar që ndryshoi historinë e futbollit”, u shpreh Perez.

Pasi justifikoi rëndësinë që Real Madrid ka pasur në zhvillimin e futbollit dhe garave të tij në sferën ndërkombëtare, ai vazhdoi të përshkruajë, pa e përmendur atë drejtpërdrejt, idenë e Superligës Evropiane.

“Pa të gjitha këto ndryshime, futbolli nuk mund do të ishte i njejti që është sot, por kemi nevojë për një ndryshim të ri. Futbolli duhet të përballet me këtë kohë të re. Vetë tifozët përballen me një ngjeshje të kalendarit që e bën gjithçka shumë të vështirë, madje edhe identifikimin e ndeshjeve që po luhen”, tha 73 vjeçari.

“Ka lojtarë që janë dëmtuar nga kjo ngjeshje. Reforma në futboll nuk mund të presë dhe duhet të përballemi me të. Ne kemi një përgjegjësi të luftojmë për këtë ndryshim. Brezat e rinj konsumojnë më shumë informata. Ata duhet të përmirësojnë konkurrencën dhe cilësinë “, përfundoi Fiorentino Perez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat