Nuhiu: Prishtina pati raste më të mira

Futboll

Nuhiu: Prishtina pati raste më të mira

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 15:38
Nuhiu: Prishtina pati raste më të mira

Drita arriti të marrë një pikë në kryeqytet për të dimëruar më e qetë në krye të renditjes.

Takimi mes tyre dhe Prishtinës i luajtur në “Fadil Vokrri” përfundoi në barazim 1:1, raporton Olle.

Të dy golat u shënuan nga penalltitë, fillimisht realizoi Besnik Krasniqi e më pas barazoi shifrat, Fidan Gërbeshi.

Pas ndeshjes deklaratë për medie dha trajneri, Ardian Nuhiu.

“Në përgjithësi mendoj se ishte ndeshje e hapur, ndeshje derbi të cilën të dyja skuadrat donin ta fitonin. Prishtina kishte raste më të pastërta, nuk diskutohet, por portieri na mbajti në lojë. Pjesa e dytë na takoi neve dhe erdhëm deri tek goli, meritat i shkojnë të gjitha futbollistëve që kanë bërë gjysmë sezon të jashtëzakonshëm dhe na kanë bërë krenar për paraqitjet e tyre”

“Nuk diskutohet që jemi të kënaqur, grupin e kemi këtu do ta mbajmë teksa nëse shohim të arsyshme të përforcohemi do ta bëjmë këtë gjë”- përfundoi Nuhiu.

Drita e përfundoi sezonin vjeshtor në pozitën e parë ndërsa Prishtina në atë të tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat