Rummenigge: Alaba të besedojë me kë të dojë, ne i treguam sa e duam

Futboll

Rummenigge: Alaba të besedojë me kë të dojë, ne i treguam sa e duam

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 16:51
Rummenigge: Alaba të besedojë me kë të dojë, ne i treguam sa e duam

David Alaba ende nuk e ka nënshkruar marrëveshjen e re me Bayernin, që do të thotë se që nga 1 janari do të jetë i lirë të nisë negociatat me çdo klub, pasi kontrata i skadon në fund të sezonit. Bavarezët kanë kohë që i kanë bërë një ofertë serioze për rinovimin, por futbollisti austriak nuk ka pranuar të hedhë të sezën mbi të bardhë.

Kryetari i bordit të drejtorëve të Bayernit, Rummenigge, me sa duket i ka dhënë dritën jeshile mbrojtësit për të negociuar për një të ardhme larg Bavarisë.

“Bayerni bëri gjithçka që ishte e mundur për të arritur një marrëveshje. Kemi zhvilluar biseda të shumta dhe donim një përgjigje nga ai në fund të tetorit. Kjo nuk ndodhi dhe tani nuk e di nëse do të rinisim negociatat. Ajo që dua ta bëj të qartë është se oferta jonë tregoi se sa e duam, por ai nuk e pranoi”.

Rummenigge u pyet nëse Rela Madridi mund të ishte destinacioni i Alabas, por refuzoi të merrej me spekulime.

“Unë merrem me thashetheme. Ai është i lirë të negociojë me kë të dojë nga 1 janari.”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat