Pëlqehet shumë nga Barcelona, Lyon i vendos çmimin qesharak Depay

Futboll

Pëlqehet shumë nga Barcelona, Lyon i vendos çmimin qesharak Depay

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 17:55
Memphis Depay

Sulmuesi i Lyonit, Memphis Depay është gjithmonë e më afër kalimit të Barcelona.

Lyoni thuhet se do ta shesë holandezin për vetëm pesë milionë euro në mënyrë që të mos e humb si agjent i lirë, kur kontrata t’i skadon në verë.

Barcelona dhe PSG janë të interesuar për lojtarin, që preferon kalimin të Barcelona për të punuar prapë me Ronald Koemanin.

Holandezi në verë kishte marrëveshje me Barcelonën, por Lyoni kërkonte plotë 25 milionë euro, andaj marrëveshja nuk u arrit.

Depay këtë edicion ka shënuar tetë herë në 15 ndeshje, derisa dje realizoi gol të bukur në stilin ‘panenka’ nga pika e bardhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat