​Dy humbje radhazi, Gattuso mbyll skuadrën në qendrën stërvitore

Futboll

​Dy humbje radhazi, Gattuso mbyll skuadrën në qendrën stërvitore

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 10:24
Genaro Gattuso

Dy humbjet radhazi në kampionat, kundër Interit dhe Lazios nuk janë pritur mirë nga drejtuesit e Napolit dhe as nga trajneri Genaro Gattuso.

Si reflektim ndaj kësaj situate, Napoli ka njoftuar se ekipi do të qëndrojë në qendrën stërvitore duke u përgatitur për ndeshjen e tyre të fundit të vitit 2020 kundër Torinos të Mërkurën.

“Partenopei” pasuan humbje 1-0 ndaj Interit dhe 2-0 kundër Lazios në dy ndeshjet e fundit.

“Nga sot, pas seancës stërvitore të pasdites, ekipi do të jetë në qendrën stërvitore për t'u përgatitur më mirë për ndeshjen e ardhshme në “Diego Armando Maradona” dhe vendimi ishte, sipas “Sky Sport Italia”, i marrë nga trajneri Gennaro Gattuso.

Lorenzo Insigne kthehet nga pezullimi, por Hirving Lozano dhe Kalidou Koulibaly janë në dyshim për ndeshjen kundër Torinos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat