Real Madridi do të rikthejë nga huazimi futbollistin e talentuar

Futboll

Real Madridi do të rikthejë nga huazimi futbollistin e talentuar

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 19:10
Real Madridi

Skuadra e Realit ka bërë afrimin e parë. Trajneri i Villarreal, Unai Emery, nuk e ka të preferuar lojtarin e Real Madridit, Takefusa Kubo.

Japonezi nuk po gjen hapësira dhe nuk ka bindur në huazimin e tij te skuadra rivale e madrilenëve.

Unai Emery nuk beson tek ai, prandaj i riu mendon të largohet. Ai do të jetë në një skuadër që të ketë mundësi të luajë, pasi kjo ishte dhe arsyeja kryesore që u largua nga ekipi madrilen.

Take Kubo pritet të rikthehet te Reali në muajin janar. 19-vjeçari do të kërkojë një ekip të ri ose do të mbetet në Santiago Bernabeu të garojë për emrin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat