FIFA bën kallëzim penal ndaj ish-presidentit të vet Sepp Blatter

Futboll

FIFA bën kallëzim penal ndaj ish-presidentit të vet Sepp Blatter

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 14:28
FIFA bën kallëzim penal ndaj ish-presidentit të vet Sepp Blatter

FIFA e ka bërë një kallëzim penal kundër ish-presidentit të vet, Sepp Blatter, në lidhje me financat e një muzeu në Zurich, Zvicër.

Kallëzimi penal ka të bëjë me përfshirjen e Blatterit dhe ish-zyrtarëve të tjerë në projektin e muzeut të FIFA-s.

Këto janë akuzat më të fundit kundër Blatterit për keqpërdorimin e mjeteve financiare.

Blatter dha dorëheqje nga posti në vitin 2015, pas skandalit të madh të korrupsionit.

84-vjeçari i ka mohuar akuzat vazhdimisht.

FIFA, organi qeverisës i futbollit botëror, thotë se administrata e Blatterit i ka kushtuar asaj rreth 450 milionë euro për ta rinovuar një ndërtesë të cilën as që e ka në pronësi derisa e ka futur veten në një marrëveshje afatgjate me kushte të pafavorshme.

“Pas një rishikimi të hollësishëm të fakteve historike dhe rrethanave në lidhje me ndërtimin dhe kostot e vazhdueshme operacionale të muzeut të FIFA-s, FIFA është e vetëdijshme për shumë parregullsi të mëdha në lidhje me këtë projekt, të cilat ngrehin dyshime për sjellje kriminale nga ana e disa zyrtarëve dhe kompanive të përfshira në këtë çështje”, tha FIFA në një komunikatë për media.

Kallëzimi penal është dorëzuar në prokurorinë e Zurich.

Projekti i muzeut nisi më 2013, dy vjet para se Blatter, i cili kishte qenë president i FIFA-s për 17 vjet, ta njoftonte dorëheqjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat