Shosholli: Organizojmë̈ ndeshje revyale për nder të legjendave 

Futboll

Shosholli: Organizojmë̈ ndeshje revyale për nder të legjendave 

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 11:52
Shosholli: Po e organizojmë̈ ndeshjen për nder të legjendave 

Ish futbollisti Enes Shosholli, njofton se me 25 dhjetor do të mbahet një turne interesant në stadiumin e Trepçës ’89 të Mitrovicës, duke filluar nga ora 13.30.

“Legjendat nuk vdesin.

Më në fund pas shumë angazhimeve po e organizojmë̈ ndeshjen për nder të legjendave që dhanë gjithçka që patën për futbollin dhe për sportet tjera për Mitrovicën dhe Kosovën. 

Ne Veteranët u angazhuam dhe në bashkëpunim me KFV Mitrovica dhe me FFK-në ia arritëm të realizojmë ndeshjen me YJET e Futbollit të Kosovës në nderim të legjendave mitrovicase dhe po ashtu të arrijmë që tash e tutje të jetë turne tradicionale që do të mbahet çdo vit.

Ne nuk ju harrojmë udhërrëfyesit tonë, ju ishit ata që na i dhatë hapat e parë dhe na bëtë kampion dhe këta që jemi sot. Jeni të pavdekshëm!”, ka shkruar Shosholli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat