​United – City, derbi në gjysmëfinale të Carabao Cup

Futboll

​United – City, derbi në gjysmëfinale të Carabao Cup

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 14:29
Foto ilustrim

Manchester United dhe Manchester City do të takohen edhe një herë në gjysmëfinale të Carabao Cup, ku skuadra e Pep Guardiolas do të shikojnë të vazhdojnë me fitore, drejt titullit të tyre të katërt radhazi në Carabao Cup, raporton “LiveScore”.

City siguroi kualifikimin kur mposhti Arsenalin si mysafirë me rezultat 1:4, me golat e Mahrez, Jesus, Phoden dhe Laporte, kurse United mposhti mbrëmë në “Goodison Park” Evertonin me rezultat 0:2, me golat e Cavanit dhe Martial, përcjell KosovaPress.

Gjysmëfinalja tjetër e konfirmuar do të jetë në qytetin e Londrës, ku Brentford do të përballet me skuadrën e Jose Mourinho Tottenham. Spurs siguruan kualifikimin në gjysmëfinale me një fitore kundër skuadrës së Stoke Cityt, me rezultat 1:3, kurse Brentford mposhtën Newcastle 1:0, vetëm për t’u ndeshur me Tottenham në gjysmëfinale.

Të dy gjysmëfinalet do të zhvillohen me fillim të vitit 2021, respektivisht më datën 4 janar.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat