Pas shkarkimit nga PSG, Tuchel shihet si pasues ideal i Artetas te Arsenali

Futboll

Pas shkarkimit nga PSG, Tuchel shihet si pasues ideal i Artetas te Arsenali

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 12:26
Thomas Tuchel dhe Mikel Artetas

Trajneri i shkarkuar i Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel është shfaqur si një kandidat i menjëhershëm për punën e Mikel Artetas te Arsenali.

E ardhmja e spanjollit Arteta me Topçinjtë po vihet në dyshim në rritje pasi po rrëshqasin në renditjen tabelore dhe po notojnë në fundin e Ligës Premier.

Ndërsa ai është i sigurt për mbështetjen e bordit, shanset e Artetas për të mbyllur sezonin si trajner po shkurtohen.

Sipas gazetës gjermane Bild, drejtuesit e Arsenalit po peshojnë mundësinë e emërimit të Tuchelit, pasi ai u bë i disponueshëm pas shkarkimit të tij nga PSG.

Ky medium sugjeron gjithashtu që ish-trajneri i Borussia Dortmundit është i prirur të vazhdojë karrierën e tij në Angli.

Tuchel udhëhoqi PSG-në drejt titullin të Ligue 1 dhe gjithashtu finalen e Ligës së kampionëve sezonin e kaluar, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për pronarët e PSG-së. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat