Përse Gattuso nuk ka rinovuar ende kontratën?

Futboll

Përse Gattuso nuk ka rinovuar ende kontratën?

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 18:57
Përse Gattuso nuk ka rinovuar ende kontratën?

Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso, shpeshëherë bëhet temë kryesore e polemikave të ndryshme, kjo për shkak të karakterit të tij të veçantë.

Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso, i cili pak ditë më parë tregoi se vuante nga një sëmundje auto-imune e cila i sulmoi syrin, dha një mesazh për të gjithë të rinjët që përballen me sëundje të ngjajshme që ata të pranojnë vetën e tyre ashtu siç janë.

Kontrata e Gattusos skadon në vitin 2023, por presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, kishte thënë që klubi është i interesuar dhe bisedimet kanë filluar për rinovimin e kontratës me ‘Rinon’.

Atëherë, pse nuk është arritur marrëveshja? Aktualisht, ka disa arsye për këtë.

Fillimisht, paga e ulët e italianit, Gattuso renditet në vendin e tetë sa i përket pagës së trajnerëve në Serie A, përkatësisht ai paguhet 1.8 milionë euro në vit. Bisedimet thuhet se po avancojnë dhe paga e tij do të ngrihet në mbi 2 milionë euro, gjë që do të vinte në pozitat e para të pagesave në Serie A.

Aktualisht, Antonio Conte është trajneri më i paguar në Serie A, me 12 milionë euro, përkatësisht katër fish më shumë se ndekësi i tij i parë, trajneri i Romës, Paolo Fonseca me 2.2 milionë.

Problemi i dytë është edhe pagesat e stafit të tij teknik, avokatët e Gattusos i kishin kthyer presidentit të Napolit një kontratë të mëhershme, pasi që trajneri kërkon kushte më të mira për bashkpunëtorët e tij më të afërt, gjithashtu edhe të drejtat e imazheve ishin temë e diskutimeve.

Bisedimet janë duke vazhduar dhe ekziston vullneti i ndërsjellë për arritjen e një marrëveshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat