Koronavirusi i ri/ Klubi anglez ndalon lojtarët të bëjnë...

Futboll

Koronavirusi i ri/ Klubi anglez ndalon lojtarët të bëjnë...

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 19:07
Foto Ilustrim

Është diçka e pabesueshme në futboll. Klubi i Premier Ligës, Wolves, ka ndaluar lojtarët të bëjnë pazar.

Ky vendim u mor për arsye se në Britaninë e Madhe u prekën shumë persona me mutacionin e ri të koronavirusit dhe klubi i Wolves ndaloi të gjitha daljet e lojtarëve të tyre së bashku me familjarët e tyre për të bërë shopping.

“Duhet të evitojmë çdo rrezik, pasi kemi pak lojtar në skuadër dhe kemi probleme me lojtarët që nuk janë të disponueshëm. Do të ndalojmë për të bërë pazar dhe shopping për lojtarët tanë”, tha trajneri Nunjo Espirito Santo në vigjilje të sfidës së nesërme ndaj Totenhemit.

Duke parë situatën e infektimeve në Angli, testet për lojtarët dhe stafet teknike të klubeve të Premier Ligës do të dyfishohen me dy tamponë në javë, sidomos në qytetet me risk të lartë infektimi me COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat