I lidhur me shoqen e Kim Kardashian? Lojtari shqiptar tregon të vërtetën

Futboll

I lidhur me shoqen e Kim Kardashian? Lojtari shqiptar tregon të vërtetën

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 10:43
Liridon Krasniqi

Liridon Krasniqi ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën.

Së fundmi futbollisti shqiptar u përfol për një lidhje dashurie me Larsa Pippen shoqen e ngushtë të Kim Kardashian, por të vërtetën e zbuloi Liridoni për “Shiko Kush LUAN”.

Në sfidën e tij ai u vendos përballë pyetjes nëse është i vërtetë lajmi për këtë marrëdhënie mes tij dhe Larsa-n dhe nëse nuk është i vërtetë duhet të tregonte bisedën me të.

Krasniqi tha se nuk është në një lidhje me të, por bisedën nuk e tregoi pasi tha se i ka fshirë mesazhet me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat