KOKSH reagon për ndarjen nga jeta të notarit 24-vjeçar shqiptar

Futboll

KOKSH reagon për ndarjen nga jeta të notarit 24-vjeçar shqiptar

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 16:47
KOKSH reagon për ndarjen nga jeta të notarit 24-vjeçar shqiptar

Është ndarë nga jeta notari Klavio Meça në moshën 24-vjeçare. Këtë lajm e ka publikuar Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) e cila me anë të një postimi në faqen e saj zyrtare në “Facebook” ka ngushëlluar Meçën dhe familjen e tij:

“Një lajm i pabesueshëm na erdhi si bombë për ndarjen nga jeta të sportistit shqiptar Klavio Meca në moshën 24 vjeç. N

uk gjejmë fjalë për të shprehur dhimbjen e madhe…

Kujtojmë që notari Klavio Meca, ka pasur një sërë arritjesh sportive ndërsa vecojmë se në Budapest të Hungarisë ka vendosur një rekord të ri kombëtar në 400 m stil i lirë me kohën e përgjithshme 4’04”03. Ishte një djalë i shkëlqyer me sjellje shembullore dhe disiplinë sportive.

KOKSH i shpreh ngushëllime familjes dhe komunitetit sportiv. U prehsh në paqe kampion!  Do të na mungosh…!”, përfundon postimin KOKSH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat