Tovërlani: Munishin nuk e shkarkoi “Cima”, dikush ia ka sugjeruar

Futboll

Tovërlani: Munishin nuk e shkarkoi “Cima”, dikush ia ka sugjeruar

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 23:52
Tovërlani: Munishin nuk e shkarkoi “Cima”, dikush ia ka sygjeruar

Afrim Tovërlani ka komentuar shkarkimin e Ismet Munishit nga pozita e trajnerit te skuadra e Ballkanit.

Tekniku prishtinas ka theksuar që Munishi u shkarkua pas presionit të njerëzve të afërt të Arsim Kabashit nga Skënderbeu, prej të cilëve është Haris Fakiq.

“Munishin nuk e ka shkarkuar kryetari Arsim Kabashi nga posti i trajnerit, atë e kanë larguar me presionin e njerëzve që kanë ardhur nga Skënderbeu i Korçës”, deklaroi Tovërlani në “Dueli Sportiv”.

“Unë supozoj se nuk ka qenë vendim i ‘Cimës’, por ka pasur sygjerime”.

“Mos harroni se nuk është lehtë që të shpallesh kampion në çdo kampionat, por edhe në Kosovë. Ismeti ka qenë ai që e ka sjellur Ballkanin deri në këtë pikë”, shtoi “Toki”.

Ai e ka përgëzuar Munishin për punën e bërë në skuadër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat