Xhaka: Shumë njerëzve ua kam mbyllur gojën me paraqitjen kundër Chelseat

Futboll

Xhaka: Shumë njerëzve ua kam mbyllur gojën me paraqitjen kundër Chelseat

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 09:56
Xhaka: Shumë njerëzve ua kam mbyllur gojën me paraqitjen kundër Chelseat

Granit Xhaka është i lumtur që ua ka mbyllur gojën kritikëve me një paraqitje mbresëlënëse dhe me një gol mahnitës në fitoren e Arsenalit 3:1 kundër Chelseat në Premierligë.

Mesfushori shqiptar i Zvicrës u rikthye në atë ndeshje nga pezullimi, pas kartonit të kuq kundër Burnley më 13 dhjetor, dhe bëri paraqitje shembullore duke i ndihmuar Arsenalit ta arrijë fitoren e parë pas shtatë ndeshjeve në ligë.

Xhaka shënoi gol të mrekullueshëm nga gjuajtja e lirë pak para pushimit mes pjesëve, duke e dyfishuar epërsinë e Arsenalit.

Ai mori lëvdata të mëdha edhe nga trajneri i vet Mikel Arteta për paraqitjen në përgjithësi.

“Shumë njerëz folën pas kartonit të kuq. Shumë njerëz filluan të flasin përsëri, përsëri e përsëri”, tha Xhaka.

“Unë gjithmonë do ta shfaq karakterin tim. U zhgënjeva shumë për kartonin e kuq dhe e di se gabova. Por jam më shumë se i lumtur që e ndihmova ekipin dhe tani jam rikthyer”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat