Lionel Messi shton zërat për një ribashkim të mundshëm me MSN-ën

Futboll

Lionel Messi shton zërat për një ribashkim të mundshëm me MSN-ën

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 17:31
Lionel Messi, Luis Suarez dhe Neymari

Lionel Messi ka zbuluar se ai është në një grup në WhatsApp me ish -shokët e tij të ekipit te Barcelona Neymarin dhe Luis Suarezin, duke shtuar zërat se ata duan të luajnë përsëri së bashku.

Tre super lojtarët, të cilët u bënë të njohur si ‘MSN’, formuan një nga treshet më të frikshme sulmuese në historinë e futbollit nis mes të viteve 2014 dhe 2017.

Gjatë asaj kohe, Barcelona fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2015, si dhe dy tituj në LaLiga dhe tre Kupa të Mbretit.

Neymar befasoi të gjithë me kalimin e tij për shumën rekorde 222 milionë euro te Paris Saint-Germain, por ka pasur sugjerime se Messi së shpejti mund të ribashkohet me brazilianin në kryeqytetin Francez.

Messi, i cili e bëri të qartë verën e kaluar se ai dëshironte të largohej nga Barca dhe mbetet i pakënaqur në drejtimin e klubit, i tha LaSexta: “Neymar duhet të pyetet pse ai tha se do të luanim së bashku (përsëri)”.

‘Ne kemi një grup WhatsApp me të dhe Luis Suarezin”.

Messi zbuloi se mesazhi i tij i fundit me Neymar përqendrohej në shortin e Ligës së Kampionëve, me dy skuadrat që do të përballen me njëra-tjetrën në muajin shkurt.

Ai tha: “Mesazhi i fundit me Neymarin ishte në lidhje me shortin e Ligës së Kampionëve në 1/8 e finales. Unë nuk doja të përballesha me të tani”.

Messi po iu referohej komenteve nga Neymari, i cili kohët e fundit tha se ai dëshironte të luante përsëri së bashku me yllin e Argjentinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat