Coutinho pritet të luajë një rol vendimtar në pjesën e dytë të edicionit te Barcelona

Futboll

Coutinho pritet të luajë një rol vendimtar në pjesën e dytë të edicionit te Barcelona

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 17:58
Philippe Cotinho

Philippe Cotinho pritet të luajë një rol vendimtar në pjesën e dytë të sezonit te Barcelona, raporton Diario Sport.

Ronald Koeman thuhet se ka besim të plotë në brazilianin, përkundër formës së tij aktuale, derisa këtë gjë thuhet se i ka konfirmuar edhe në një takim që kanë pasur.

Trajneri holandez do të mbështetet në Coutinhon për pjesën e dytë të edicionit, aty erdhe ku do të përcaktohet e ardhmja e tij.

Në rast se mesfushori tregon formë të lartë, atëherë do ta vazhdojë qëndrimin në Camp Nou edhe për edicionin 2021/22.

Por, nëse ndodhë e kundërta, atëherë largimi i tij është i pashmangshëm, me disa klube evropiane që i duan shërbimet e tij.

Besohet se Coutinhon mund të rikthehet në Ligën Premier, me Arsenalin, Manchester Unitedin, Chelsean dhe Liverpoolin, që janë të interesuara në shërbimet e tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat