Orët janë të numëruara për Lampardin – Tuchel do e zëvendësojë anglezin te Chelsea

Futboll

Orët janë të numëruara për Lampardin – Tuchel do e zëvendësojë anglezin te Chelsea

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 22:11
Frank Lampard dhe Thomas Tucheli

Frank Lampard duket se do të shkarkohet në këtë javë nga Chelsea dhe do të zëvendësohet me Thomas Tuchelin.

Sipas asaj që raporton Daily Mirror, trajneri anglez i ka orët e numëruar si strateg i The Blues, pasi do të shkarkohet.

Në verën e këtij viti, Chelsea shpenzoi mbi 200 milionë euro, derisa Roman Abramovich kishte shpresuar se do të shikonte skuadrën e tij të ngritej.

Humbja 3-1 ndaj një Arsenali që nuk kishte fituar nga muaji nëntor, ka vështirësuar gjërat për Lampardin.

Barazimi 1-1 me Aton Villan në Stamford Birdge raportohet të jetë goditja e fundit dhe në orët në vazhdim anglezi do t’i paketojë gjërat.

Tuchel shihet si zëvendësues i Lampardit, pasi Paris Saint-Germain ka arritur marrëveshje me Mauricio Pochettinon dhe pritet shumë shpejtë të bëhet zyrtarizmi i tij.

Kujtojmë se Tuchel e kishte dërguar skuadrën franceze në finale të Ligës së Kampionëve në edicionin e kaluar, mirëpo që u mposhtën nga Bayern Munichu. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat