​Arsenal po e monitorojnë situatën e Jordan

Futboll

​Arsenal po e monitorojnë situatën e Jordan

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 15:24
​Arsenal po e monitorojnë situatën e Jordan

Arsenal janë të gatshëm që të bëjnë ofertë për mesfushorin e Sevillas, Joan Jordan, raporton “The Sun”.

“Topçinjtë” e kanë monitoruar situatën e 26 vjeçarit për tre vite rresht, dhe tani janë të gatshëm që të bëjnë një lëvizje, ku tekniku Arteta po shikon të përforcojë repartin e mesfushës, për të ringjallur gjasat e Arsenalit për Top 4 në gjysmë edicionin e mbetur.

Jordan besohet se ka një klauzolë prej 74 milionë eurosh në kontratën e tij.

Por spekulohet se Sevilla janë të gatshëm të kërkojnë vetëm 43 milionë për Jordan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat