Lojtari që shënoi më shumë se çdo tjetër argjentinas

Futboll

Lojtari që shënoi më shumë se çdo tjetër argjentinas

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 12:11
Lojtari që shënoi më shumë se çdo tjetër argjentinas

Viti 2020 ka qenë një vit surprizash, pasi Lionel Messi nuk ka arritur ta përfundojë vitin si Argjentinasi me rezultatin më të mirë.

Por, as Lautaro Martinez e Sergio Aguero nuk arritën që të përmbyllin vitin si golashënuesi më i mirë argjentinas.

Lojtari që shënoi më shumë se çdo tjetër argjentinas këtë vit kalendarik ishte Ramiro Rocca, një tjetër lojtar që doli nga akademia Newell’s Old Boys.

32-vjeçari aktualisht po luan në Guatemala, dhe ai arriti të shënonte mesatarisht një gol për ndeshje. Në 27 ndeshje për CSD Municipal , Rocca shënoi 26 gola mbresëlënës.

Mund të ketë qenë një vit për t’u harruar për shumicën e popullsisë së botës, por viti 2020 ishte ai që Rocca do ta kujtojë si më të mirin për karrierën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat