Balotelli nuk e ka humbur klasin e tij, shënon gol pas 4 minutave lojë

Futboll

Balotelli nuk e ka humbur klasin e tij, shënon gol pas 4 minutave lojë

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 20:56
Balotelli

Ish lojtari i Manchester City, Mario Balotelli, tani është duke luajtur në ligën e dytë të Italisë, për klubin e Monzas.

Atje, ai sot zhvilloi ndeshjen e tij të parë dhe madje shënoi gol pas vetëm 4 minutave, duke treguar edhe njëherë që klasi është i pëhershëm.

Në fillim të dhjetorit, Balotelli, ishte agjent i lirë dhe klubi Monza shprehi interesim për ta nënshkruar atë.

Qëllimi i vetëm i Balotellit është që t’i ndihmoj klubit të kualifikohet per herë të parë në histori në Seria A.

Ndërsa, goli i tij i shënuar vetëm pas 4 minutave është ky:

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat